Ballina Kosove Pamjet nga Kongresi amerikan që shokuan botën, turma “theu” kordonin e policisë...

Pamjet nga Kongresi amerikan që shokuan botën, turma “theu” kordonin e policisë – u ngjit mureve të objektit dhe bënin selfie

0

BBC ka publikuar një kolazh të pamjeve të hyrjes së dhunshme të demonstruesve në Kongresin amerikan.

Përkrahësit e Donald Trumpit janë bërë protagonistë të materialeve të ndryshme, të filmuara me kamera profesionale e deri te ato amatore të realizuara me telefona të mençur.

Megjithatë veprimet e tyre kanë shokuar Shtetet e Bashkuara dhe tërë botën. E gazetarët e BBC-së kanë analizuar materialet me vëmendje dhe kanë realizuar një kolazh të momenteve më interesante.

Në pamje shihen demonstruesit duke “thyer” kordonin e policisë dhe duke ia mësyrë mureve të objektit të Kongresit, ku më pas janë futur brenda për të vazhduar me vandalizëm.

Ata i kaluan disa orë i kaluan në zyrat e Kongresit dhe Senatit duke bërë selfie, e policia më pas ka ndërhyrë për t’i larguar – duke brohoritur rrugës për jashtë “si triumfues”.

Gjithashtu shfaqen momentet kur ekipet e gazetarëve sulmohen dhe thyhen pajisjet e ndryshme si kamerat, reflektorët e fotoaparatet.

https://www.bbc.com/news/world-us-canada-55582886

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu