Ballina Kosove Pas PDK-së, edhe cila parti ia mbyll derën Nismës për koalicion parazgjedhor?

Pas PDK-së, edhe cila parti ia mbyll derën Nismës për koalicion parazgjedhor?

0

PDK dhe Nisma duket se nuk do të garojnë së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme në fillim të këtij viti.

Dukej si mundësia e vetme dhe afrimi i Nismës tek PDK-ja vërehej dukshëm pas deklaratave të kreut të kësaj partie, Fatmir Limajt.

Por sot anëtari i kryesisë së kësaj partie, Zafir Berisha ka konfirmuar se nuk do të ketë koalicion mes PDK dhe NISMA.

Media nga burime të sigurta ka mësuar se Nisma së fundi iu është afruar partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, por si duket as LDK-ja nuk sheh interes për koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate.

“Ka pasur takime ndërmjet drejtuesve të LDK-së dhe Nismës që të shkohet në koalicion së bashku. Sigurisht kjo ka qenë kërkesë e Nismës, megjithatë në LDK nuk ka disponim që të shkohet në koalicion parazgjedhor me partinë e Fatmir Limaj”, kanë thënë burime.

Kujtojmë që Nisma-AKR ishin pjesë e Qeverisë Hoti në legjislaturën e kaluar që u shpërbë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në fund të vitit që lamë pas


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu