Ballina Kosove PDK: Alarmante përgjigja e Pfizer për vaksinat në Kosovë, qeveria u deklarua...

PDK: Alarmante përgjigja e Pfizer për vaksinat në Kosovë, qeveria u deklarua rrejshëm!

0

Sekretari i PDK-së, Uran Ismajli ka deklaruar se është alarmuese përgjigja e kompanisë Pfizer-BioNTech për mediat kosovare se ende nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar me Kosovën, dy ditë pasi që kryeministri deklaroi se tashmë vaksinat janë siguruar.

“Është e dhimbshme që, përderisa qytetarët e shteteve të rajonit kanë nisur vaksinimin kundër virusit, qytetarët e Republikës së Kosovës ende nuk e dijnë nëse do t’i marrin vaksinat këtë vit apo jo.

Prandaj, sonte, pa humbur kohë, Qeveria duhet të dalë me sqarime të shpejta dhe të plota, dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar. Përndryshe, e gjitha kjo nguti e Qeverisë për t’u deklaruar rrejshëm, do të provohet që ishte tentim për të bërë fushatë e aspak për t’u dalë në ndihmë qytetarëve – fatëkeqësisht. Na duhet një përgjigje sa më shpejtë”, ka deklaruar Ismajli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu