Ballina Kosove Pse u bllokuan vizitorët për katër orë në Bogë?

Pse u bllokuan vizitorët për katër orë në Bogë?

0

Rruga për në Bogë është bllokuar totalisht dhe, njerëzit nuk po arrijnë të hyjnë e as të dalin për më shumë se katër orë.

Policia Rajonale e Pejës tha se arsyeja e bllokimit është pasi persona të papërgjegjshëm kanë parkuar automjetet e tyre vend e pavend dhe për pak policia pritet të ndërhyj në atë zonë.

“Rruga është bllokuar në Bogë, sepse persona të papërgjegjshëm i kanë lënë automjetet e tyre vend e pa vend, derisa të ndërhyjë policia. Kjo është e gjitha çka mund të themi për momentin”, tha policia për lajmi.net

Mes tjerash bllokimi vazhdon dhe ende janë në pritje për më shumë se katër orë dhe se njerëzit kanë mbetur në kolonë në automjete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu