Ballina Kosove Reagon ashpër Hoti: Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo...

Reagon ashpër Hoti: Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga

0

Pas fjalëve të fundit rreth kandidatit për Kryeministër nga radhët e LDK-së ka reaguar ashpër Avdullah Hoti.

Ai thotë se Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale, shkruan Korrekt Press.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vr arë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës.

LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit.

LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën.

Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dh unë dhe autokraci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu