Ballina Kosove Rrahje në lagjen “Emshir” në Prishtinë, theret me thikë 21-vjeçari, policia jep...

Rrahje në lagjen “Emshir” në Prishtinë, theret me thikë 21-vjeçari, policia jep detaje

0

Një i ri 21-vjeçar është therur me thikë para pak çastesh në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Pas një rrahje që ka ndodhur.

Rastin për Gazetën FLash24 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Florie Ahmeti.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrit që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu