Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para medieve ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Selimi këtë paraqitje mediale ia kushtojë LDK-së, ku foli për mocionin e iniciuar nga kjo parti, siç e ka quajtur ai, në kohë të papërshtatshme për Kosovën, shkruan lajmi.net.
Shefi i GP të VV-së, ka thënë se vendi duhet të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe duhet të shpërndahet Kuvendi.
Ai ka kritikuar edhe mos punën e Kuvendit, duke thënë se nuk është nga mungesa e vullnetit të deputetëve, por papërgjegjshmëri e grupeve parlamentare.
“Edhe një herë sot u dëshmua se zgjedhjet të domosdoshme në momentin e parë kur të lejoheshin kushtet pas pandemisë COVID-19”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/