Gani Geci ka reaguar pasi që Shaban Syla i kërkoi falje për një deklaratë të tijën ku pretendonte se njerëzit e Gecit kishin plane për t’i sulmuar djemtë e tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Geci ka thënë se ai e pranon kërkim faljen e Shaban Sulës, shkruan lajmi.net.
“Edhe një herë une jo vetëm Shaban Sylës, po kujt do në Republikën e Kosovës dhe anembanë shqiptarisë, që ka dyshime në mua, vëllezërit e mij, nipat e mij por që ka dyshime edhe në babain tim që u vra me 1981, babgjyshin tim që u vra me 1945, ktaragjyshin tim që u vra me 1903 që i ka bërë një të keqe tinëz dhe mbrapa shpine familjarve të ndokujtë qe 120 vjet e këndej ne si stërnipa jemi në gjendje ti përgjigjemi”, ka shkruar Geci.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Para pak minutave më thirri në telefon një gazetar i gazetës “Insajder” dhe më pyeti se a e pranon kërkim faljen e Shaban Syles.
I thash gazetarit prit pak ta lexoj
dhe pasi e lexova kërkim faljen e Shaban Sylës.
E pranoj kërkim faljen si akt njerëzor dhe moral të kujt do qoftë që kërkon falje .
Edhe një herë une jo vetëm Shaban Sylës, po kujt do në Republikën e Kosovës dhe anembanë shqiptarisë, që ka dyshime në mua, vëllezërit e mij, nipat e mij por që ka dyshime edhe në babain tim që u vra me 1981, babgjyshin tim që u vra me 1945, ktaragjyshin tim që u vra me 1903 që i ka bërë një të keqe tinëz dhe mbrapa shpine familjarve të ndokujtë qe 120 vjet e këndej ne si stërnipa jemi në gjendje ti përgjigjemi.
Mua më vjen keq per rastin që ka ndodhur në Drenas ku ka mbetur i vrarë një veteran i luftës familjes Demiri së të ndjerit i shprehim ngushllime.
Kërkim falja është akt njerëzor sepse nuk ka njeri të pagabueshëm në botë. /Lajmi.net/