Ballina Kosove Ushtaraku shqiptaro-amerikan flet me emra: Ja kush e rrëzoi Qeverinë Kurti, kërkon...

Ushtaraku shqiptaro-amerikan flet me emra: Ja kush e rrëzoi Qeverinë Kurti, kërkon arrestimin e menjëhershëm të këtyre personave

0

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka komentuar përmes një shkrimi në Facebook zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Maralusha e quan “kulmi i çmendurisë”, thirrjen e presidentit Donald Trump, për të marshuar protestuesit drejt Kryesisë së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ai gjithashtu flet edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ushtaraku shqiptaro-amerikan mendon se atë e rrëzuan Trump dhe Grenell.

Ndërsa, edhe ka kërkuar arrestimin dhe dënimin, sipas tij, për “tradhti ndaj Kosovës”, për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Avdullah Hotin dhe Skënder Hysenin.

Ja shkrimi i tij:

Kryetarja e Kuvendit të SHBA-së, sot në mëngjes ja bëri një thirrje telefonike Ministrit të Mbrojtëse së SHBA-së. Thelbi i bisedës ishte JO-STABILITETI mendor i Trumpit dhe frika që ai mundet me urdhëruar ndonjë sulm bërthamor kundër ndonjë shteti qe ai (Trumpi) i konsideron si armiq të SHBA-së

(PS: Çdo person jashtë familjes së tij, Trumpi i konsideron si armiq).

Kulmi i çmendurisë se Trumpit erdhi kur ai i urdhëroi fanatiket e tij që të marshojnë në Kapitol (Kryesia e Kongresit të SHBA-së).

Në të njëjtën kohë (7 janar), Ministri i Mbrojtjes i përparshëm, Gjeneral Mattis i SHBA,s, dhe Gjenerali KELLI, ish këshilltari i Trumpit, deklaruan që Presidenti Trump mentalisht është JO-Stabi, dhe shumë i dëmshëm për SHBA-në dhe tërë boten.

Thelbi i bisedës telefonike nuk u bë publike, por jam më se i sigurt që Pellosi ka kërkuar, në emër të Kongresit Amerikan që Komanda e Pentagonit mos më i zbatuar asnjë urdhër që vjen nga Trumpi derisa ky është president.

P.s: Qeveria e Kurtit u rrëzua me dijen (urdhërime direkt) të Presidentit Trump dhe Grenellit). Sipas mendimit tim personal, Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni duhet të arrestohen dhe të dënohen për tradhti ndaj Kosovës.

Në qoftë se puçistët që unë i përmenda (Isa, Thaçi, Hoti dhe Hyseni) mendojnë ndryshe – unë jam më se i gatshëm që të ballafaqohem ketë këta individë live në mediat e Kosovës. Dhe unë ja u paraqesë të gjitha faktet dhe rolin e tyre në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu