Ballina Kosove Valon Syla nuk heq dorë nga mendimet e tij, pas rrahjes ja...

Valon Syla nuk heq dorë nga mendimet e tij, pas rrahjes ja çka thotë për diasporën

0

Gazetari, Valon Syla i cili është sulmuar fizikisht sot në Prishtinë shpjegon se kë i ka quajtuar ‘gërnaqa’.

Në një lidhje të drejtpërdrejt Syla tha se nuk ka problem me diasporen, por me grupet ekstremiste në diasporë, që sipas tij, prodhojnë militantizëm politikë e fetar.

“Për të mos i ofenduar të gjithë diasporën, unë kam bërë një përpjekje që ta lë një emër që e distancon diasporën nga personat e dhunshëm nga grupet militinate të partive qofshin ato politike apo fetare. Për atë i kam quajtuar ‘gërnaqa’. Në esencë nuk kam problem me diasporën, në esencë kam problem me grupet ekstremiste në diasporë të cilët prodhojnë militantizëm politikë e fetarë”, thotë Syla.

Ai tregon se si kritikat nuk kanë qenë për të gjithë diasporën, por vetëm për një pjesë të tyre.

“Jam duke folur për një shoqëri e cila ka mbetur n në vakum e cila ende thirret në disa norma morale primitive e që duhet t’i kalojë. Kosova është pak më mirë në këtë e aspekt, e po ashtu edhe një pjesë e madhe e diasporës është pak ma mirë në këtë aspekt. E pikërisht janë këta primitive që kritikat e mija mundohen ti bëjnë si kritika për të gjithë diasporën e jo vetëm për gërnaqat”, tha Syla.

Në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu