Ballina Kosove Vjosa Osmani publikon listën e shpenzimeve ta kabinetit të saj dhe shpenzimeve...

Vjosa Osmani publikon listën e shpenzimeve ta kabinetit të saj dhe shpenzimeve të kabinetit të Kadri Veselit

0

Kryetarja e Kuvendit dhe U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se ajo shpenzoi rreth 2 mijë e 500 euro për tri ditë vizitë në Shqipëri, e që mëditje u raportua se ka marrë mbi 1 mijë euro. Ajo përmes një postimi në facebook ka publikuar shpenzimet e kabinetit të saj dhe kabinetit të Kadri Veselit, shkruan GazetaFlash24.

Osmani ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, dhe se siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit, që sipas Osmanit kanë qenë diku 8, kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet.

Tutje, Osmani ka thënë se vizita e saj në Shqipëri ka qenë ndër vizitat e rralla ku shpenzohet kaq pak për një vizitë zyrtare, shkruan Reporteri.net.

Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë shpenzimet e të tjerëve dhe krahasimin me shpenzimet që ka bërë ajo, transmeton GazetaFlash24.

Dallimet në shifra janë mjaft të mëdha.

Siç shihet në grafik, kabineti i Vjosa Osmanit ka shpenzuar 1,478.20 euro për dreka zyrtare, derisa tek kabineti i ish-kryeparlamentarit Veseli figuron shuma prej 29,174.75 euro.

Kabineti i Osmanit, për 11 muaj nuk ka shpenzuar asnjë cent për bileta udhëtimi, e po ashtu asnjë cent për mëditje.

Për bileta udhëtimi tek kabineti i ish-kryeparlamentari Kadri Veseli,  janë shpenzuar 25,451.10 euro, gjersa shuma e mëditjeve që kanë marrë është 15,458.31 euro.

Për mallra dhe shërbime, kabineti i Osmanit ka shpenzuar 2905.30 euro, gjersa për derivate ka harxhuar 6393.23 litra.

Ndërkohë, kabineti i Veselit për mallra dhe shërbime ka shpenzuar 143,901.63 euro, ndërkaq për derivate ky kabinet ka harxhuar 22876.01 litra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu