Ballina Kosove Xhavit Haliti: Unë nuk jam hakmarrës, do të bëja koalicion

Xhavit Haliti: Unë nuk jam hakmarrës, do të bëja koalicion

0

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Ndër të tjera Haliti ka thënë se nuk do t’i pengonte një koalicion me VV-në.

“Personalisht mua nuk do të më pengonte asnjë parti e Kosovës. Ne si subjekt nuk kemi diskutu. Tash kemi vërejtje, tash me i numëru veç mu çka më kanë ba unë nuk jam hakmarrës me ia numëru kujt çka i kanë ba”, u shpreh ndër të tjera Haliti.

Më tej ai foli për PDK-në në përgatitjen në zgjedhjet e ardhshme, që sipas tij, kryetemë do të jetë ekonomia dhe kujtoi legjislaturën e fundit, premtimet e tyre për luftën kundër korrupsionit që nuk u realizua, ndërkohe që foli edhe për koalicionet e mundshme mes PDK deh partitë tjera.

”Ende s’kemi bërë ndonjë marrëveshje me partitë tjera për koalicion me partitë tjera të vogla, ndonës partitë e vogla nuk mund t’i qesin kushte partisë sonë. Nëse jemi koalicion, duhet të kemi grup paralmentar unik, jo të çarë”, theksoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu