Ballina Kronikë e Zezë “51-vjeçari vari veten në burg”, familjarët nuk e pranojnë këtë version: Të...

“51-vjeçari vari veten në burg”, familjarët nuk e pranojnë këtë version: Të zbardhet e vërteta

0

Lajmi se një 51-vjeçar, i identifikuar si Bilbil Zekaj, u vetëvra me një çarçaf, në tualetin e ambienteve të paraburgimit në Fier, tronditi mbarë opinionin publik.

Kjo ngjarje u rikthye në vëmendje në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Megjithëse autoritetet kanë njoftuar se i ndjeri ka ndërruar jetë në spital, familjarët kanë ngritur dyshimet dhe besojnë se familjari i tyre mund të ishte ende gjallë, nëse mjekët do të ndërhynin në kohën e duhur.

Ato hedhin poshtë versionin se Bilbili është vetëvrarë sepse, sipas tyre, ai nuk kishte asnjë shenjë mbytje apo dhune. Po ashtu shtuan se 51-vjeçari nuk vuante nga problemet e shëndetit mendor. Një gjë që i ka shqetësuar jo pak familjarët është fakti që policia nuk i ka njoftuar për vdekjen e të afërmit të tyre, por ata lajmin e mësuan nëpërmjet mediave.

“U bë autopsia e gjetëm atje të mbuluar me një qese, ai ishte pa shenja mbytje. Kur mbytet personi ka një shenjë të zezë në fyt, por ai s’kishte asgjë. Shenja dhune nuk kishte, vetëm kishte bërë autopsinë dhe kishte shenja në gjoks nga elektroshoku. Ne kemi dëgjuar se ai ka shkuar në spital i gjallë. Nuk kemi parë asnjë lloj gjëje. Ky person shkoj në spital, si nuk e pa njeri nga se vuante ai”, u shpreh Fadili. vëllai i të ndjerit

Ndërsa gruaja e të ndjerit, u shpreh se bashkëshorti i saj vuante nga diabeti, madje shtoi se dy herë në ambientet e paraburgimit, ai ka kaluar vdekje klinike, si pasojë e kësaj sëmundjeje. Ajo tha se ka komunikuar në telefon me të shoqin pak ditë para se të ndodhte ngjarja, por nga zëri nuk dukej se do të arrinte deri në këtë vendim tragjik. Ndërkaq, gruaja e Bilbilit, u shpreh se do të kërkojë deri në fund drejtësinë për të shoqin.

“Mua bashkëshorti dy vdekje klinike m’i ka kaluar në burg nga diabeti. Unë prisja që t’i dërgoja insulinën. Kishte blerë dhe televizor dhe i dhashë lekët e televizorit dhe asgjë. Në datën 27 shtator më është arrestuar bashkëshorti. Është arrestuar bashkëshorti im dhe jo personat e tjerë. Sipas rregullave dhe traditës neve nesër bëjmë të tretat e bashkëshortit dhe unë do të nis të kërkoj të drejtën. Burri nuk kishte asnjë lloj shenje. Unë e kam marrë vesh lajmin nga mediat. Mua më ka njoftuar babi. Unë s’kam marrë raport fare. Unë kam parë Bilbilin të kalojë dy herë vdekje klinike, e kam përmendur vetë. Tani për të shpëtuar veten e tyre, doktorët e burgut thonë që vari veten. Më ka lënë tre fëmijë që i kam shumë keq”, tha gruaja.

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, tha se në këtë ngjarje sipas tij, kanë ndodhur disa shkelje. Por është roli i prokurorisë për të zbardhur të gjithë të vërtetën.

“Në burgu e Fierit kanë investuar 14 milionë euro BE, si ka mundësi që një person u vetëvra në një burg kaq luksoz. Në rastin e një vrasje natyrale, prapë është problemi i institucionin. Flitej për varje në dush. Familjarët kanë të drejtën e tyre, serverat qendrorë të kamerave të sekuestrohen nga prokuroria dhe më pas të bëhet kqyrja.

Minimalisht këtu jemi nga pakujdesia e shërbimit, gardiani duhet të ruante atë. I burgosuri është me shokë, ku ishte, ku iku, çfarë bëri. Psikologu duhet të hapë dosjen dhe të mbajë të dhëna të cilat shërbejnë. Tabulatet telefonike duhet të merren, dhe të shikohet gjendja mendore e të ndjerit. Kjo bëhet shumë shpejt si hetim, me anë të një hetimi miks”, u shpreh eksperti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu