Ballina Kronikë e Zezë Detaje nga vrasja që tronditi të gjithë shqiptarët

Detaje nga vrasja që tronditi të gjithë shqiptarët

0
Vrasja e dy motrave në zonën e Astirit nga Përparim Ademi, vijonë të jetë në qendër të mediave.

Sipas dëshmisë të autorit, Përparim Ademi mësohet se njohja mes motrave dhe vrasësit ka ndodhur rreth 30 vite më parë.

Teksa vetë Ademi ka pohuar se ka fëmijë me të dyja viktimat dhe së bashku kanë punuar për disa vite në shtetin e Greqisë dhe Francës.

Në dosje hetimore bëhet me dije se Përparim Ademi ka patur marrëdhënie të mira me Zhanetën, ndërsa vetëm pak ditë më parë kanë nisur mospërputhjet mes tyre.
Ademi është bërë xheloz, për një person të quajtur Besmir, i cili punonte në të njëjtin fabrikë me Zhanetën.

“Shtetasi Përparim Ademi deklaron se me Zhanetën dhe Kristinën ka patur njohje që para 30 vjetësh me të cilat ka patur lidhje jashtëmartesore. Ai pretendon se ka dhe fëmijë me të dyja këto shtetase. Ndër të tjera ai pohon se me këto shtetase ka punuar në shtetin e Greqisë dhe Francës për disa vite. Rreth disa vite më parë Kristina është martuar në shtetin e Greqisë. Përparimi ka vazhduar akoma lidhjen intime me shtetasen Zhaneta Metani. Marrëdhënia mes Përparimit dhe Zhanetës ka qenë e mirë deri disa ditë më parë, kur ai ka dyshuar se Zhaneta kishte një lidhje me një shtetas tjetër të quajtur Besmir”, thuhet në dosje.

Ndërkaq mësohet se në datë 30.12.2020 Ademi e ka pritur Zhanetën, e cila ishte duke dalë për në punë, në mëngjes poshtë pallatit të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu