Ballina Kronikë e Zezë E dhimbshme: 19 vjeçari viktima më e re nga koronavirusi në Kosovë

E dhimbshme: 19 vjeçari viktima më e re nga koronavirusi në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona si pasojë e virusit Covid-19.

Viktima me e re është 19 vjeç nga Mitrovica, njofton IKSHPK, transmeton Ballkani.info.

Rastet tjera vijnë nga këto komuna dhe mosha e tyre: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

313 TË SHËRUAR DHE 169 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.050 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu