Ballina Kronikë e Zezë Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

0

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe gjashtë viktima nga COVID-19, duke çuar në 498 persona që kanë ndërruar jetë në Kosovë nga COVID-19, shkruan Express

Kjo u bë e ditur përmes raportit zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ky institucion ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.

Megjithëkëtë gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë./Express/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu