Ballina Kronikë e Zezë Në moshën 9-vjeçare peshonte 140 kilogramë/ Fëmija më i shëndoshë në botë...

Në moshën 9-vjeçare peshonte 140 kilogramë/ Fëmija më i shëndoshë në botë ndahet nga jeta

0

Një mundës i stilit Sumo, i njohur më parë si “fëmija më i fortë në botë” ka v dekur në moshën 21 vjeçare. Xhambulat Khatokhov u bë mundës në vendin e tij të lindjes Rusi, pasi që prej moshës tre-vjecare u bë i famshëm si fëmija më i fortë e më i rëndë në planet, pasi peshonte rreth 50 kg.

Në moshën 6-vjeçare ai peshonte 90 kg dhe vishte këpucë burrash. Kur ishte nëntë vjeç, djali fat keq i njohur me emrin Xhambik ose Jambik dhe me nofkën ‘Gladiatori’, peshonte 140 kg, thuajse sa katër shokë të klasës së tij.

Megjithse shkaku i v d ekjes së të riut nuk është publikuar, mediat thonin se i riu vuante nga probleme të rënda me veshkat..”

Kur ishte i vogël Xhambulat ishte shfaqur në disa programe televizive ku tregohej shqetësimi për peshën dhe shëndetin e tij. Nëna e tij Nelya, infermiere, asokohe refuzonte pretendimet se po neglizhonte shëndetin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu