Ballina Kronikë e Zezë Vdes futbollisti 24-vjeçar, që pësoi sulm në fushë! Ja momenti si bie...

Vdes futbollisti 24-vjeçar, që pësoi sulm në fushë! Ja momenti si bie në tokë

0

Një lajm i trishtuar dhe tragjik vjen nga Portugalia! Alex Apollinario nuk arriti të fitojë luftën me sëmundje, ai u nda nga jeta disa ditë pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes. Ai ishte 24 vjeç.

Futbollisti brazilian pësoi sulm në zemër të dielën dhe u shemb në fushë në mes të ndeshjes midis Alverca dhe Almeira në ligën e tretë të Portugalisë.

Ai u transferua me urgjencë në spital, ku mjekët luftuan për jetën e tij, madje në një moment u tha se gjendja e tij ishte e qëndrueshme. Sidoqoftë, trupi i tij nuk ishte aq i fortë sa të përballonte një sulm kaq të fortë në zemër.


Klubi i tij konfirmoi të enjten se Apolinario kishte vdekur në spital.

“Me keqardhje të thellë ju informojmë këtë mëngjes, sipas informacionit të siguruar nga stafi mjekësor i Spitalit Villa Franca de Cira, që Alex Apollinario ynë vdiq. FC Alverca do të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij. Në këtë moment të zisë, të gjitha aktivitetet e klubit anulohen”, njofton klubi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu