Ballina Lajme Limaj takon disa bashkëluftëtarë: Të keqen që po i kanoset shtetit do...

Limaj takon disa bashkëluftëtarë: Të keqen që po i kanoset shtetit do ta parandalojmë

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarë të Nismës.

Limaj tha se projekti dhe vizioni në mbrojtje të vlerave kombëtare po përkrahet çdo ditë e më shumë dhe veçanërisht nga veteranët e luftës.

“Jam mëse i bindur se të keqen që po i kanosët shtetit do ta parandalojmë bashkë me njerëzit e mirë të këtij vendi, dhe për këtë bashkëluftëtarët e mi i sigurova se i gjithë përkushtimi ynë do të jetë që të mos lejojmë të bëhet dëm i pariparueshëm për Kosovën”.

Kreu i NISMA-s theksoi se projekti i tij në mbrojtje të vlerave kombëtare po përkrahet çdo ditë e më shumë.

“Bashkëbisedim i hapur për sfidat me të cilat po përballet vendi dhe rëndësinë jetike që ka për vendin procesi zgjedhor i 14 shkurtit. Projekti dhe vizioni ynë në mbrojtje të vlerave kombëtare po përkrahet çdo ditë e më shumë dhe veçanërisht nga veteranët e luftës dhe bashkëluftëtarët


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu