Ballina Lajme “Më erdhi keq për Metën e dehur tapë”! Presidenti i “ndërsen” Blushin...

“Më erdhi keq për Metën e dehur tapë”! Presidenti i “ndërsen” Blushin e tij Spiropalit: Nuk ka asnjë faj Fevziu

0

Presidenti Ilir Meta ka shkelur çdo lloj etike mbrëmjen e sotme, pasi shkoi në emisionin “Opinion” i dehur.

Këtë gjë e ka pikasur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila i tha gazetarit Blendi Fevziu se i erdhi keq për gjendjen e tij.

Ajo deklaroi se si nënë i vjen keq të besojë se presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë.

Por pas këtyre deklaratave, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi.

“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E.

E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”, shkruan Blushi.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu