Ballina Lajme Mund të vihet siguria në vend brenda 48 orëve? Meta fillon “palestrimin”...

Mund të vihet siguria në vend brenda 48 orëve? Meta fillon “palestrimin” si ministër i Brendshëm: Çështja e rendit zgjidhet për 2 minuta, nëse oligarkët dhe banditët

0

Kreu i Shtetit, Ilir Meta shprehet i bindur se çështja e rendit në Shqipëri mund të zgjidhet shumë shpejt nëse ka vullnet nga palët.

Sipas Presidenti kjo mund të zgjidhet më shpejt nga ç’mund të mendohet në rast se nuk oligarkët, apo banditët nuk kanë mundësi t’i bien telefonit të Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Pjesë nga intervista në Tempora:

Meço: Disa kohë më parë doli një lajm, nga burime të pakonfirmuara nga Presidenca se pas zgjedhjeve të 25 prillit në rast në Ilir Meta do të ishte kryeministër dhe Ministër i Brendshëm siguria do të vendosej në 48 orë. Ju e konfirmuat që lajmi nuk ishte i vërtetë, por mendoni ju se mund të zgjidhet për 48 orë?

Meta: Çështja e rendit në Shqipëri?

Meço: Po!

Meta: Zgjidhet për 2 minuta. Në qoftë se asnjë oligark, asnjë bandit nuk ka mundësi t’i bjerë telefonit të Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kaq!

Sa i perket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Meta u shpreh se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në 30 vite që të miratohet pa konsensus edhe kur mazhoranca i pa pasur votat në Parlament.

Sipas tij, situata në vend është shumë e rëndë dhe më e rënda është kur një politikan firmos një marrëveshje dhe e shkelje menjëherë më pas siç është marrëveshja e 5 Qershorit.

Nuk ka ndodhur kurrë që rregullat të vendosen vetëm nga një palë sepse mazhorancë të përhershme ka vetëm në diktaturë dhe ka edhe një pakicë të përhershme që shtypet. Kodi Zgjedhor është miratuar me konsensus pavarësisht se njëra palë i ka pasur votat. Kjo nuk është më demokraci, por ftesë për t’u kthyer në diktaturë.

Shqipëria është kryetare e radhës e OSBE-së dhe kryetari i saj nuk pranon ekspertizën e ODIHR. Nuk kemi ku të shkojmë më keq. Ka një përkeqësim dramatik. Kjo krizë është artificiale. Ku ka krizë më të madhe se si një politikan firmos një marrëveshje dhe e shkel më pas. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët”- u shpreh në Presidenti i Republikës.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu