Ballina Lajme Ja për çfarë Kosova bëhet “gaz” i botës

Ja për çfarë Kosova bëhet “gaz” i botës

0

Investimet më të mëdha të pasluftës janë bërë në infrastrukturën rrugore, ku shpesh ka pasur edhe kritika, pikërisht për shkak të tenderëve dhe cilësisë të dobët të punimeve.Por, kështu doli të jetë me një nga rrugët që lidhin fshatin Rud të Malishevës me Sfërkën e Klinës. Mjaftoi një shi, dhe kjo rrugë u bë copë-copë.

E, kjo pamje e shëmtuar, e punë jo cilësore, u ra në sy edhe mediave të huaja botërore.

The Irish Times, i ka shkruar një artikull të veçantë rrugës që u bë “hit” në rrjete sociale.

“Dy burra kalojnë pllaka asfalti të shpërndara në tokë ndërsa rruga u shemb për shkak të përmbytjeve të mëdha në fshatin Sfërkë në Kosovë”, shkruan ky medium, transmeton IndeksOnline.Kujtojmë që projekti për asfaltimin e rrugës Rud – Sfërk u nënshkrua mes Ministrisë së Infrastrukturës e cila drejtohej nga Pal Lekaj i AAK-së dhe Komunës së Malishevës në prill të 2018-ës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu