Ballina Lajme Moment emocional kur dy vajzat takojnë babain e tyre në ShBA, pas...

Moment emocional kur dy vajzat takojnë babain e tyre në ShBA, pas 6 muajve bllokimi në Kosovë

0

Një video-inçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin e ribashkimit të një babai me origjinë nga Kosova me dy vajzat e tij të vogla në Amerikë.

Babai kishte mbetur në Kosovë për gjashtë muaj si pasojë e pandemisë me Covid-19, ndërsa vajzat e tij në Miami të ShBA’së.

Pas hapjes së kufijve dhe kthimit të fluturimeve ai ka udhëtuar për në ShBA dhe është takuar me vajzat e tij.

Video tregon momentin emocional kur dy vajzat i hidhen në përqafim babait të tyre të cilin nuk e kishin parë 6 muaj./GazetaExpress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu