Ballina Lajme Nga Amerika vjen thirrja: Të dorëhiqet Valdete Daka

Nga Amerika vjen thirrja: Të dorëhiqet Valdete Daka

0

Analisti politik nga Amerika, Bleron Baraliu në një postim të tij në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Baraliu thotë se duke e pasur parasysh maratonën e Dakës në këtë detyrë, mungesën e progresit në këtë institucion, pastrimin e listave e të tjera, ajo duhet të jap dorëheqje.

Sipas tij, vetëm në shtete komuniste, një person mban kaq gjatë një pozitë të tillë.

Postimi i plotë:

Pas kësaj naiviteteje të znj. Daka (ҫuditem pse bëjnë shaka dhe shprehin mllef njerëzit), dhe duke pasur parasysh maratonën e saj në këtë detyrë, në një rol kritik; duke pasur parasysh mungesën e progresit në KQZ – sidomos në lidhje me votimin në konzulata, pastrimin e listave etj. – unë mendoj se znj. Daka duhet të jap dorëheqje nga ky rol dhe t’i hap rrugën dikujt që mund ta modernizoj KQZ – mes tjerash duke bashkëpunuar aktivisht me partitë politike dhe Kuvendin…

Veq në shtete komuniste një njeri mban një pozitë të këtillë kaq gjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu