Ballina Lajme Përkrahësja shqiptare e Trumpit: Para se të infektohej ishte…

Përkrahësja shqiptare e Trumpit: Para se të infektohej ishte…

0

Sipërmarrësja shqiptare e cila ishte angazhuar në fushatë pro presidentit Donald Trump, ka folur për gjendjen shëndetësore të tij para se rezultonte pozitiv për COVID-19.

Evi Kokalari thotë se Trumpi kishe shfaqur shenja lodhjeje në tubimin e fundit.

“Kishte shenja lodhje faktikisht. Unë i tregova një miku që nuk ishte në mitingun e fundit dhe i thash që kishte lodhje. Ai gjithmonë kur futet në sallë elektrizon të gjithë, por atë ditë nuk ndodhi. Trump atë ditë ishte me energji të ulët dhe filloi të merrte pyetje nga salla, nuk ndihej shumë mirë. Isha në rresht të parë, e pash nga afër çdo moment dhe nuk mu duk mirë”, tha Kokalari në emisionin “Opinion”, përcjell Tv Klan.

Ajo thotë se të gjithë përkrahësit e Trumpit ishin të shqetësuar për shkak të moshës së tij dhe se sa shumë mund të kishte ndikim koronavirusi në trupin e tij.

“Ditën e parë të gjithë ishim të shokuar, pasi COVID-19 ka komplikime në moshën e Trumpit”, u shpreh Kokalari.

Megjithatë, shqiptarja shprehet bindshëm se Trumpi është i shëndetshëm dhe se do të rimëkëmbet shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu