Ballina Lajme Rrëshqitje e dheut në Norvegji: Të paktën 10 persona të lënduar dhe...

Rrëshqitje e dheut në Norvegji: Të paktën 10 persona të lënduar dhe 21 të zhdukur

0

Një rrëshqitje e dheut në fshatin Gjerdrum ka lënë të plagosur 10 persona teksa janë edhe 21 persona të zhdukur nën shtëpitë që janë shkatërruar nga rrëshiqtja.

Rreth 500 njerëz janë evakuuar nga fshati i cili gjenden rreth 25 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit Oslo, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një person u lëndua rëndë, thonë raportet.

“Policia po e përcakton këtë si një katastrofë,” tha kreu i operacionit të policisë lokale, Roger Pettersen.

“Ka raporte dramatike dhe situata është serioze,” tha ai, duke shtuar se njerëzit kishin thirrur shërbimet e urgjencës duke thënë se e gjithë shtëpia e tyre po lëvizte.

Disa njerëz u raportua të ishin bllokuar dhe disa thuhej se kishin arritur të telefononin të afërmit që kërkonin ndihmë.

Nga ata që ende mungojnë, policia tha në një deklaratë: “Ne nuk e dimë nëse këta njerëz janë në zonën e rrëshqitjes së tokës, nëse janë larg me pushime ose në një mënyrë tjetër të paaftë të kontaktojnë policinë.”

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, postoi në mediat sociale, duke thënë: “Dhimbje të shohësh se si forcat e natyrës kanë shkatërruar Gjerdrum. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë të prekurit nga rrëshqitja e dheut”.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në orët e para të së mërkurës dhe raportohet të mbulojë një sipërfaqe prej 210 mijë metra katrorsq m (2.3m sq ft).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu