Ballina Ndërkombëtare Sa përqind ka rënë qmimi i veturave në BE

Sa përqind ka rënë qmimi i veturave në BE

0

Shitja e makinave të reja në Bashkimin Europian ka rënë me 76.3 për qind në muajin prill, për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve pohoi se rreth 270,000 makina të reja janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 1.14 milion në prill të vitit 2019. “Muaji i parë i plotë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka rezultuar me rënien më të madhe mujore të kërkesave, që nga nisja e regjistrimeve”, thanë drejtues të saj.

Në mars, shitjet shënuan një rënie me 55.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por me kalimin e javëve, ky fenomen është theksuar akoma më shumë. Sektori i makinave ka qenë një nga më të prekurit nga pandemia e koronavirusit, pasi izolimi ka zvogëluar kërkesën e konsumatorit dhe ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe fabrikave të automjeteve në të gjithë Europën. Në Itali dhe Spanjë – dy vendet që kanë ndërmarrë disa nga masat më të rrepta për kontrollimin e koronavirusit – shitjet kanë rënë pothuajse në zero./tch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu