Ballina Ndërkombëtare Zyrtari qeveritar britanik: Është e mundshme që të mos e gjejmë vaksinën...

Zyrtari qeveritar britanik: Është e mundshme që të mos e gjejmë vaksinën kundër Covid-19 kurrë

0

Është “e mundshme që të mos e gjejmë kurrë vaksinën kundër koronavirusit”, bëri me dije sekretari i biznesit të Mbretërisë së Bashkuar, Alok Sharma.

Sharma tha se “dy nga pararendësit e botës për zhvillimin e vaksinës janë pikërisht këtu në Mbretërinë e Bashkuar, në Universitetin e Oksfordit dhe Kolegjin Imperial në Londër”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Sekretari i biznesit gjithashtu njoftoi se do ketë fonde të reja qeveritare për dy programet e vaksinave.

“Testimi i parë klinik i vaksinës në Oksford po përparon për të mirë, me të gjithë pjesëmarrësit në fazën e parë që kanë marrë dozën e vaksinave në orar, në fillim të kësaj jave. Tani ata po monitorohen nga afër nga ekipi i provave klinike”, tha zyrtari qeveritar.

“Kolegji Imperial gjithashtu ka një përparim të theksuar, dhe ne si rezultat do t’iu kërkojmë që të kalojnë në provat klinike deri në mes të qershorit, me testimenë shkallë më të madhe të planifikuara që të fillojnë në tetor”, shtoi ai.

Sharma tha se qeveria po mendon për një plan strategjik për prodhimin e vaksinës në masë të gjerë, në rast se rezulton e suksesshme. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu