Ballina Kosove Në Gjilan 17 persona që u testuan sot, dolën negativ

Në Gjilan 17 persona që u testuan sot, dolën negativ

0

Nga 17 mostrat e sotme për Covid19 në Gjilan, të gjitha kanë rezultuar negative. Këtë e ka konfirmuar i pari i kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se me sonte po mbyllet infeksioni sipas kontakteve nga ditët e fundit.

“Po shpresojmë shumë që me sonte po e mbyllim infeksionin sipas kontakteve nga ditët e fundit. Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe mbështesim 26 rastet e prekura. Urojmë shërim të shpejtë dhe mbylljen edhe të këtij burimi të infeksionit.”, shkroi ai në Facebook. Haziri bëri të ditur se kanë filluar aksionin për ndihmë për Ilir Behlulin, i cili vuan nga leukemia.

“Ndërkohë, përpos aksionit për familjen Maloku, kemi filluar edhe aksionin për ndihmë ndaj Ilirit Behlulit dhe me kërkesën e babait të tij, këtë aksion për grumbullimin e mjeteve e kemi filluar tri ditë më parë. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin Ilirin për t’iu kthyer jetës normale. Ilir, do ta mundim pandeminë dhe leukeminë.”, shkroi Haziri mes tjerash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu