Ballina Lajme ‘Nëse nuk bën fëmijë, lëre djalin tim të gjejë nuse tjetër’, gazetarja...

‘Nëse nuk bën fëmijë, lëre djalin tim të gjejë nuse tjetër’, gazetarja shqiptare tregon historinë e trishtë në emision

0

Gazetarja Iva Tiço ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku u trajtua tema e cënimit të privatësisë nga pyetja “kur do sjellësh në jetë një fëmijë”.

Ajo tregoi një mesazh që i ka mbërritur në rrjetet sociale, përmbajtja e të cilit e ka tronditur shumë.

Një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat.

Por problem mbetet edhe presioni nga vjehrra e gruas, që i thotë se nëse nuk bën fëmijë të ndahet nga djali i saj.

“Mendo që të kesh pas çdo muaji 20.000 njerëz që të thonë hë mo çfarë u bë, kjo për mua është një stres i dyfishtë.

Unë pasi i publikova këto mesazhe mora tre komente ndjekësish dhe kam kuptuar një botë, disa rrëfime që më kanë lënë pa fjalë.

Një zonjë që më ka treguar stresin që i shkaktonin familjarët se përse ajo kishte disa vite pa fëmijë.

Në muajt e fundit vjehrra i kishte thënë, që nëse nuk e bën djalin me fëmijë, leje dhe ai të gjejë një tjetër”, tha gazetarja.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu