Ballina Lajme NJIHUNI ME MAFIOZIN SHQIPTAR QË KISHTE RRËMBYER KRYEMINISTRIN E BELGJIKËS

NJIHUNI ME MAFIOZIN SHQIPTAR QË KISHTE RRËMBYER KRYEMINISTRIN E BELGJIKËS

0

Të rrëmbesh një kryeminstër belg sigurisht që nuk është fare e lehtë, apo të vrasësh e të kontrabandosh njerëz, duhet guxim i madh, e këtë e ka bërë njëri ndër mafiozët më të mëdhenj shqiptarë, Basri Bajrami.

Basri Bajrami është gangsteri shqiptar që rrëmbeu kryeministrin e Belgjikës Poul Vanden Bjonants në vitin 1989.

Bojants u rrëmbyen në momentin kur po shkonte të takonte të dashurën. Bajrami dhe të tjerët, e mbajtën peng për 32 ditë, gjatë të cilave arritën t’i marrin përmes të birit 5 milionë marka gjermane (1.5 milionë euro).

Bajrami u arrestua i pari nga banda në shkurt 1989. Pasi u arrestuan të tjerët, gjyqi kundër Bandës Haemers nisi më 1993. Por Basriu u arratis sërish nga burgu i Sen Zhill, së bashku me Filip Lakrua dhe Murat Kapllanin. Lakrua, dhe Kapllani u kapën sërish, Haemers kreu vetëvrasje në qeli, ndërsa ai vetë u kap pas 2 vitesh në Maqedoni.

Në vitin 1996, u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa u ekstradua në Kosovë në vitin 2004. Pas disa viteve në burg, sot ai është i lirë.

Basri Bajrami  ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhjen me politikën në Maqedoni.

I lindur në Kosovë më 1955, Basri Bajrami, u largua që herët nga vendlindja për të shkuar në SHBA. Por pasi mbërriti në Belgjikë, do të mbetej aty për gati 30 vitet e ardhshme. Pasi u mor me disa aktivitete të paligjshme, u bë ortak në një kazino në Bruksel, dhe ishte orhanizator dhe bashkëpjesmarrës në shumë krime e atentate.Shkruan Insajderi.org

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu