Ballina Kosove Njohësi i çështjeve të emergjencave: Qytetarët të kenë kujdes nga erërat e...

Njohësi i çështjeve të emergjencave: Qytetarët të kenë kujdes nga erërat e forta

0

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka porositur qytetarët që të kenë kujdes nga erërat e forta.

Ai ka vlerësuar se Drejtoritë Komunale për Emergjenca si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, për t’i ndihmuar qytetarëve në rast të ndonjë nevoje.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Edhe përkundër që në ditët e fundit kemi ngritje të temperaturave, në disa pjesë të Kosovës sot kemi erëra të forta, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm nga këto erëra, të cilat mundë të jenë mjaft të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme, duke filluar nga dëmtimi i shtëpive dhe pullazeve, zhvendosja apo hedhja e objekteve të ndryshme, shkulja e drunjëve, dëmtimi dhe shkatërrimi i kulturave bujqësore, e në raste më ekstreme mundë të kemi edhe rrezikim të vet jetës së qytetarëve të vendit.

Organet përgjegjëse, në këtë rastë Drejtoritë Komunale për Emergjenca si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet të jenë në gjendje gatishmërie, për t’iu ndihmuar qytetarëve në rastë të ndonjë nevoje. /Lajmi.net/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu