Ballina Kosove Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja...

Operohet infermieri që u ther me thikë në QKUK, kjo është gjendja e tij

0

20:57 | 26 Shtator 2020

F.B, infermier në Klinikën e Urologjisë në QKUK u ther me thikë nga një pacient.

Viktima më pas iu nënshtrua një operacioni, teksa Sindikata e Infermierëve ka treguar për gjendjen shëndetësore të tij, shkruan lajmi.net.

Sindikata ka thënë se F.B është operuar me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK.

Gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Operacioni u krye me sukses falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë të ekipës nga QKUK. Gjendja e kolegut tonë tani është stabile. Falenderojmë ekipën mjekë dhe infermier që morën pjesë në ndërhyrjen kirurgjike”, thuhet në njoftim.

Lajmi.net mëson ndërkaq që i dyshuari për këtë sulm është një person i cili kishte kryer një plagosje para 10 muajsh.

I njëjti, ishte liruar nga Gjykata për t’u mbrojtur në liri. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

I dyshuari që theri me thikë infermierin në QKUK, para 10 muajsh kishte kryer plagosje në Prishtinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu