Ballina Lajme Parlamenti Evropian ndërpret negociatat për buxhetin e BE-së

Parlamenti Evropian ndërpret negociatat për buxhetin e BE-së

0

23:52 | 8 Tetor 2020

Parlamenti Evropian njoftoi sot në mbrëmje se ka ndërprerë negociatat me shtetet anëtare për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, për periudhën 2021-2027, gjë që rrezikon vonimin e planit stimulues prej 750 miliardë eurosh, i mbështetur prej tij.

“Eurodeputetët do të kthehen në tryezën e negociatave kur Këshilli të ketë treguar një dëshirë të vërtetë për të gjetur një marrëveshje”, deklaroi PE në një deklaratë, raporton ATSh.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE ranë dakord korrikun e kaluar për një buxhet prej 1,074 miliardë eurosh për shtatë vjet.

Megjithatë, PE ka bërë thirrje për një vëllim shumë më të madh, i destinuar veçanërisht për 15 programe kryesore të BE-së.

Deputetët e PE-së refuzuan sot një propozim kompromisi nga presidenca gjermane, duke premtuar një rritje me rreth nëntë miliardë euro.

Marrëveshja midis vendeve anëtare për këtë buxhet ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për t’u përfunduar, pasi presidenca gjermane e BE-së deri më tani ka refuzuar të rrisë vëllimin e tij të përgjithshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu