Ballina Lajme Serbia, vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që merr vaksinat Pfizer dhe...

Serbia, vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që merr vaksinat Pfizer dhe BioNTech

0

Ditën e sotme Serbia ka marrë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, deklaroi qeveria ditën e sotme.

“Vendi është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka marrë vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech”, – tha qeveria serbe.

Gati 5,000 doza të vaksinave të koronavirusit Pfizer dhe BioNTech u transportuan të martën në Serbi, vendi i parë në Ballkan që mori një vaksinë kundër COVID-19.

Pamjet treguan një aeroplan duke shkarkuar 4875 doza vaksinash. Vaksinat më vonë u dërguan në Institutin e Virologjisë dhe Vaksinave të njohur si “Torlak”, në Beograd.

“Imunizimi, ka shumë të ngjarë, të fillojë javën e ardhshme,” – tha Mirsad Djerlek, sekretari i shtetit në ministrinë e shëndetësisë para ndërtesës së Institutit “Torlak”.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se grupi i parë i vaksinave do të shpërndahet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

“Ne presim që të marrim edhe 21,000 doza të vaksinës Pfizer (dhe BioNTech) në janar,” tha ai.

Djerlek shtoi se autoritetet ishin gjithashtu në negociata për të importuar vaksinën ruse Sputnik V dhe një vaksinë kineze, por nuk dha më shumë detaje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu