Ballina Rajon Tenton të vrasë dy të rinj me thikë, prangoset 19 vjeçari në...

Tenton të vrasë dy të rinj me thikë, prangoset 19 vjeçari në Durrës

0

Një 19 vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë dy persona në qytetin e Durrësit. I riu ka qëlluar me thikë në drejtim të një 21 vjeçari dhe një 23 vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut, ndërsa i riu është arrestuar në flagrancë nga policia.

Durrës

Plagosi me thikë 2 shtetas, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu