Ballina Rajon VV: Serbia nis ndërtimin e kishës në vendin ku janë varrosur 700...

VV: Serbia nis ndërtimin e kishës në vendin ku janë varrosur 700 shqiptarë

0

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në Batajnicë të Beogradit, në vendin ku janë varrosur 700 trupa të shqiptarëve nga koha e luftës në Kosovë, Serbia ka nisur ndërtimin e një kishe ortodokse.

Në një deklarim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje përkujton se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar këtë veprim duke e konsideruar akt përçmimi të Serbisë ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal serb, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar”, shkruan Vetëvendosje. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu