Ballina Kosove REAGON ZYRTARJA E VV-SË, NIPËRIT E SË CILËS U ARRESTUAN PASI IU...

REAGON ZYRTARJA E VV-SË, NIPËRIT E SË CILËS U ARRESTUAN PASI IU ZBULUA LABORATORI I DROGËS

0

Nazlie Bala, Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut ka paralajmëruar padi pasi familjarët e saj u akuzuan se kanë laborator të drogës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bala ka deklaruar se do të deponojë padi ndaj ish-drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Rama.

“Ish drejtori i Agjencisë për Administrimin e pasurisë të konfiskuar dhe sekuestruar, z.Rrahim Rama, në një televizion paska bërë disa shpifje në drejtim timin si këshilltare e Ministres së Drejtësisë. Njëra nga këto ishte se në shtëpinë time paska qenë ndonjë laborator droge”, ka shkruar Bala në Facebook.

“Deri në fund të javës, do të deponoj padi për shpifje kundër të njëjtit”, ka shkruar tutje ajo.

Ndryshe, Rama dje në T7 deklaroi se familjarë të Nazlie Balës kanë laborator të drogës dhe se të njëjtin e ka sekuestruar Agjencia të cilin e drejtonte ai deri para pak ditësh. /Insajderi.org

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu