Ballina Ndërkombëtare Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Itali

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Itali

0

18:01 | 25 Shtator 2020

Bilanci nga koronavirusi në Itali ka pësuar sërish rritje, anipse Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muajt e fundit.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se për 24 orë janë konfirmuar 1 mijë e 912 raste pozitive me COVID-19, ndërkohë që dje ishin 1 mijë e 786.

Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale.

Ndërkohë, nga koronavirusi në 24 orët e fundit humbën jetën 20 persona.

Rajoni më i goditur është sërish Lombardia me 277 raste, ndjekur nga Kampania me 253 dhe Lacio me 230.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu