Ballina Ndërkombëtare Shpërthim i ri i rasteve me COVID-19 në një kamp të refugjatëve...

Shpërthim i ri i rasteve me COVID-19 në një kamp të refugjatëve në Gjermani

0
Employees of the Public Order Office in protective suits leave the refugee accommodation in the Central Accommodation Facility ZUE Sankt Augustin I in Sankt Augustin, Germany, Monday 18, 2020. In a refugee home in the city, about 130 people were infected with the corona virus according to current test results. (Oliver Berg/dpa via AP)

Një numër i madh i refugjatëve të këtij kampi kanë testuar pozitiv për COVID-19.

Një shtëpi strehimi e refugjatëve në Gjermaninë perëndimore është goditur nga një shpërthim i koronavirusut, tha për CNN një zyrtare shtypi për qeverinë e rrethit të Kolnit, transmeton lajmi.net.

Akomodimi i refugjatëve në Sankt Augustin, Gjermani regjistroi rastin e tij të parë të premten e kaluar, tha Vanessa Nolte.

Që atëherë 120 refugjatë, nga gjithsej 489 të regjistruar atje, kanë testuar pozitivë.

Vetëm 312 prej banorëve u testuan në të vërtetë për koronavirus, pasi banorët nuk janë të kufizuar në shtëpi, por mund të vijnë dhe të shkojnë, tha Nolte.

Përveç kësaj, 10 anëtarë të stafit kanë testuar pozitivë për virusin, tha ajo, transmeton lajmi.net.

Refugjatët janë kryesisht të rinj dhe familje, tha Nolte.

Ajo nuk mund të jepte informacion për kombësinë e tyre.

Akomodimi i refugjatëve u vu menjëherë në karantinë të plotë, domethënë askush nuk mund të hynte ose të largohej, dhe autoritetet janë në proces të ndarjes së pozitivit nga rastet negative.

Kjo është duke sfiduar pasi disa nga banorët nuk duan të zhvendosen, shtoi zyrtari i shtypit. /Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu