Ballina Rajon Si “përkthehet” politikisht qëndrimi i Yuri Kim për Edi Ramën dhe Lulzim...

Si “përkthehet” politikisht qëndrimi i Yuri Kim për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën

0

Nga Ylli Pata

Edhe pse përmendi me emër të dy krerët e politikës, ambasadorja amerikane duket se qëndrimin e saj e kishte më shumë me kryeministrin Edi Rama.

Në deklaratën e djeshme, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka bërë të ditur se çdo shtesë që bëhet nga marrëveshja e 5 qershorit që u arrit me ndërmjetësimin e saj, duket të ketë mirëbesimin e tjetrit.

Pra ajo fraza e Edi Ramës se “nuk e presim PD-në gjithë kohën dhe do e miratojmë vetë Kodin”, duket se nuk quhet e përshtatshme për të dërguarën e Uashingtonit, e cila shtyn në negociata.

Qarqe pranë opozitës kanë shtyrë prej ditësh që ambasadorja amerikane të flasë për çështjen e listave, madje edhe duke e kritikuar ashpër, ndaj ajo dje është ulur dhe ka dhënë një qëndrim, i cili duket se është i fundit për këtë çështje.

Ne do të ndihmojmë konsensusin, jemi dakord që ndryshimet të bëhen me mirëbesim, por përgjegjësia është e juaja, kështu mund të përkthehet deklarata e ambasadores Yuri Kim.

E cila nga ana tjetër e thotë hapur edhe qëndrimin drejtuar Lulzim Bashës, ku i kërkon që të lëvizë e të bëjë draftin e tij për ndryshimet në Kod në lidhje me listat e hapura.

“Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim”, shkruan ambasadorja..

Që do të thotë që i kërkojnë opozitës së Lulzim Bashës që të jetë aktive në procesin e dialogut dhe të bëjë propozimet e saj me drafte konkrete.

Ndërkaq, takimi i ambasadorëve të Bashkimit Europian në Presidencë, duket se do të sjellë edhe njëherë angazhimin e ndërkombëtarëve për të ulur palët në tryezë si më 5 qershor, por sipas gjasave, “pazarin” e madh opozita e mori pikërisht në atë marrëveshje, ndaj dhe Rama ju la të zgjidhnin ç’të donin, që më pas të hapte çështjen e koalicioneve dhe të listave.

Në negociata nuk mund të marrësh gjithmonë maksimumin, por duhet menduar dhe për çështjet e tjera. Së në fund; “daci bie një herë në kos”.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu