Një ditë më parë ndodhi një ngjarje që tronditi opinionin publik. Një djalë 7-vjeçar qëlloi babanë e tij teksa luante bilardo.
Për mikrofonin e “Shqipëria Live” kanë folur disa prej miqve dhe të afërmve të të ndjerit, të cilët janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
“E kam djalin e dajës. E morëm vesh nga mediat. Sikur e kishte bërë Zoti për vete, na ka lënë një dhimbje të madhe. Një ditë më parë e takova, pimë një kafe në Sauk. Puna e tillë ishte, por nuk e di a e mbante gjithmonë armën me vete”, tha i afërmi i Bicerrit.
