Ballina Kosove Thaçi përkujton masakrën e Abrisë, thotë se askush në Serbi nuk është...

Thaçi përkujton masakrën e Abrisë, thotë se askush në Serbi nuk është dënuar për krimet ndaj shqiptarëve

0

14:51 | 26 Shtator 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar masakrën e Abrisë së Epërme ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu.

Ai ka thënë se kjo është një nga 400 masakrat e shtetit të Serbisë për të cilat ende nuk është dënuar askush, shkruan lajmi.net.

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH. /Lajmi.net/.

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 26. September 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu