Ballina Kosove Veseli flet për deklaratën e Mustafës: Unë s’kam vija të kuqe, le...

Veseli flet për deklaratën e Mustafës: Unë s’kam vija të kuqe, le t’i komentojnë ata që i patën vënë

0

12:23 | 29 Shtator 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një konferencë për media ka folur për vijat e kuqe të partive politike dhe konkretisht për heqjen e këtyre vijave nga Lidhja Demokratike e Kosovës për PDK-në.

Veseli është shprehur se nuk komenton pozicionet e të tjerëve, por ua ka rikujtuar partive politike porosinë e tij para zgjedhjeve për mos t’i vendosur vijat e kuqe, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se pyetja për vija të kuqe nuk i takon, sepse nuk ka vënë vija të kuqe asnjëherë.

“Unë nuk di cili është pozicioni i të tjerëve,p or shpesh herë në politikë edhe gjatë fushatës zgjedhore kam thënë mos bëni vija të kuqe rreth njëri-tjetrit për konsum politik dhe t’i lëmë pa mend qytetarët. Nuk i takoj një kontingjenti të tillë, çfarë e them e them drejtpërdrejtë dhe mendoj edhe fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme para qytetarëve. Sidoqoftë, kjo nuk më takon mua si pyetje sepse unë s’kam vënë vija të kuqe asnjëherë.”, tha Veseli në konferencë për media.

Ai së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë mbajtur konferencë për media pasi komuna e udhëhequr nga Lladrovci është shpallur komuna më së miri e qeverisur edhe këtë vit.

Veseli është shprehur se ky shembull do të përcillet në komuna të tjera, derisa ka bërë të ditur se kandidatët për kryetarë komunash do të bëhen të ditur shumë para zgjedhjeve lokale. /Lajmi.net/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu