Ballina Rajon “Vizitë e paparalajmëruar”, mediat malazeze: Rama takoi Nik Gjeloshajn në një restorant...

“Vizitë e paparalajmëruar”, mediat malazeze: Rama takoi Nik Gjeloshajn në një restorant në Tuz, ja për çfarë diskutuan

0

Mediat malazeze shkruajnë për një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Tuz të Malit të Zi.

Sipas ”Vijesti”, Rama u takua me Nik Gjeloshajn, kryesuesin e koalicionit ‘’Lista Shqiptare’’ të partive shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Ka qenë vetë Gjeloshaj që ka konfirmuar takimin për ‘’Vijesti’’ duke theksuar se “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’.

Sipas medias malazeze, takimi zgjati më shumë se 1 orë dhe u diskutua për situatën pas zgjedhjeve dhe krijimin e mazhorancës së re në Mal të Zi. Shkrimi i botuar në faqen online të gazetës mban datën 28 shtator, dhe sipas Gjeloshajt takimi ka ndodhur më 28 shtator.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu