Ballina Rajon Vrasja e Azem Hajdarit, Rudina: Ne e dimë kush e ka tërhequr...

Vrasja e Azem Hajdarit, Rudina: Ne e dimë kush e ka tërhequr këmbëzën, por pse e bënë nuk kuptohet?!

0

Rudina Hajdari, e bija e pishtarit të demokracisë Azem Hajdari ka thënë mbrëmjen e sotme se drejtësia i ka shpallur fajtorët për vrasjen e babait të saj. Sipas saj, ata e dinë kush e tërhoqi këmbëzën por jo arsyen.

“Më bën përshtypje që në cdo qytet ai ka takuar njerëz dhe i ka prekur nga afër. Ka takuar çdo lloj njeriu dhe u ka bërë ndere të ndryshme. Më çudit fakti që.. padyshim që ne e dimë ngjarje dhe kush e tërhoqi atë këmbëzën.

Më çudit fakti që ky njeri që ka qenë njeriu i njerëzve, njeriu që shembi dhe shkërmoi etapën komuniste. Njeriu i dashur nga të gjithë shqiptarët. Si ka munësi, pse. Kush ka qenë ai person, ose njerëz që e kanë dashur këtë ngjarje.

Pra ajo që di unë, dihet dhe drejtësia e ka shpallur kush kanë qenë personat që e kanë tërhequr atë këmbëzën, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë”, tha Rudina Hajdari në Opinion.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu