Ballina Lajme Yuri Kim kërkoi sqarim publik për listat, Lleshaj: Qendrën e votimit mund...

Yuri Kim kërkoi sqarim publik për listat, Lleshaj: Qendrën e votimit mund ta ndryshojë vetëm qytetari. Sfidoj autorët e mashtrimit që të provojnë të kundërtën

0

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kerkoi nje sqarim publik ditën e sotme nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me denoncimet e fundit per ndryshimin e adresave te qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Lleshaj ka treguar se qendra e votimit ndryshohet vetëm nga qytetari dhe askush tjetër nuk e gëzon këtë të drejtë.

Sipas tij adresa e banimit që disa qytetarëve i rezulton e ndryshuar po bëhet në kuadër të saktësimit të adresave të banimit, një punë që ka nisur që prej vitit 2016.

Teksa u shpreh se “sfidoj autorët e atij mashtrimi të madh me dashje apo të fabrikuar qëllimisht.

I sfidoj që të provojnë të kundërtën në vend të përrallave dhe sajesave të papërgjegjshme”, Ministri ka bërë të ditur se që pas datën 5 tetor qytetarët do t’iu ofrohen aplikacione ku ta shohin në kohë reale qendrën e votimit.

Pjesë nga intervista:

Balla: Kim kërkoi sqarim në faqen e Ministrisë së Brendshme, çka tregon se kjo transparencë mungonte?

Lleshaj: Mungon një shpjegim për qytetarët, duhet bërë një shpjegim i madh. Qendrën e votimit mund ta ndryshoni vetëm ju dhe askush tjetër në botë dhe kjo është përgjigja për të gjithë ata që kanë të njëjtën pyetje.

Harroni adresën që ju shfaqet te rubrika ‘adresa’ e gjendjes civile dhe shikoni adresën e qendrës së banimit. Sepse adresa e banimit është një proces që po ndodh nga viti 2016 deri sa të mbyllet plotësisht me saktësimin e të gjithë qytetarëve.

Unë sfidoj autorët e atij mashtrimi të madh me dashje apo të fabrikuar qëllimisht. I sfidoj që të provojnë të kundërtën në vend të përrallave dhe sajesave të papërgjegjshme.

Balla: Duhej bërë një sqarim për adresat në fillim?

Lleshaj: Qytetari i parë që keqkuptohet sqarohet. Keqkuptimi i parë publik që kam është zhurma e këtyre ditëve dhe tani po bëjmë sqarimin e duhur.

Do të ndërtojmë edhe instrumente të tjerë transparence, portale, aplikacione ku qytetarët do mund ta shohin në çdo çast se ku e kanë qendrën e votimit që ga data 5 tetor e tutje.

REMOTE_ADDR:[]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu