Ballina Kosove Zemaj paralajmëron mundësinë e hapjes së kufirit me Maqedoninë

Zemaj paralajmëron mundësinë e hapjes së kufirit me Maqedoninë

0

14:30 | 29 Shtator 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani më të cilin kanë diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19.

Zemaj ka thënë se përmirësimi i situatës lidhur me COVID-19 në dy vendet jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga COVID-19.

Postimi i plotë:

Bashkë me , z. Ilir Hasani, Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut diskutuam për situatën epidemiologjike në të dy shtetet, masat e ndërmarra nga të dy qeveritë respektive dhe angazhimet rajonale për menaxhimin e Covid-19.

Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19.

U dakorduam që bashkëpunimi midis dy shteteve të intesifikohet edhe më tej në interes të shëndetit të qytetarëve të dy shteteve. /Lajmi.net/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu