Ballina Showbiz ​Truproja paditi nënën më të famshme për abuzim seksual

​Truproja paditi nënën më të famshme për abuzim seksual

0

22:24 | 6 Tetor 2020

Kris Jenner është akuzuar për abuzim seksual nga ish-roja.

Ish-roja e sigurisë Marc McWilliams ka akuzuar Kris Jennerin, 64 vjeç, për abuzim seksual.

Sipas mediave amerikane, ish-truproja i familjes Kardashian-Jenner ngriti një proces gjyqësor në Los Anxhelos, transmeton kp.

Ai pretendon se Kris e preku në mënyrë të papërshtatshme dhe e nxiti të bënte seks në vitin 2017 kur ai punoi si një truprojë për të dhe vajzën e saj Kourtney gjatë xhirimeve të shfaqjes “Keeping Up With Kardashians”. Përveç kësaj, ai thotë se krijoi një atmosferë armiqësore në punë dhe kishte diskriminim racor dhe gjinor.

Marc zbuloi se Kris preku kofshët dhe ijët e tij dhe ekspozoi trupin e saj në një mënyrë të pahijshme gjatë asaj periudhe.

Avokati i Kris, Marty Singer, së shpejti iu përgjigj akuzave. “Kris mohon çdo akuzë se ajo është sjellë ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme ndaj tij. Truproja ka punuar gjatë gjithë kohës para shtëpisë dhe nuk ka hyrë kurrë në shtëpinë e saj,” tha Singer.

Ai shpjegoi se Jenner kishte pak ndërveprim me McWilliams dhe familja e famshme i kërkoi atij që të mos vinte më pasi u kap duke fjetur në makinë disa herë gjatë orëve të punës. Marc u pushua nga puna një vit më vonë.

“Ai kurrë nuk u ankua për Kris te punëdhënësi i tij derisa e bëri këtë pretendim qesharak. Është e pakuptueshme që dikush mund të padisë këdo në Amerikë. Kur Kris dhe Kourtney të fitojnë këtë proces qesharak, ato synojnë të padisin menjëherë McWilliams dhe avokatët e tij për persekutim”, tha Singer./Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu