23:00 | 30 Shtator 2020

23:00 | 30 Shtator 2020
Në një video të fundit Arbenita flet për të dashurin e saj.
Së fundmi ka pasur zëra se reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë ndarë, shkruan lajmi.net.
Mirëpo duket se kjo nuk është e vërtetë dhe në njëfarë mënyre e konfirmoi Arbenita nëpërmjet publikimit të një videoje e cila po qarkullon edhe në media.
Arbenita Ismajli së bashku me një modele tjetër, Roxy Horner, u përgjigjën në disa pyetje dhe në disa raste ajo përmendi të dashurin por jo me emër.
Supozohet se ajo e kishte për Feron kur tha se nuk do ta publikoi foton që i kërkohej pasi nuk dëshiron që vajzat e tjera ta marrin numrin e të dashurit të saj.
Për të disatën herë Arbenita thotë “i dashuri im” dhe fansat sigurisht se menjëherë mendjen e kanë tek Fero./Lajmi.net/